Rizling italian

Vera e prodhuar nga ky rrush konsiderohet ndër verërat të bardha më të famshme. Preferohet të konsumohet e re dhe kur aroma e frutave dhe ngjyra e artë janë në nivelet e kënaqshme, kombinohet zakonisht me produkte ushqimesh nga deti. Është njëra ndër verërat e pakta e cila kombinohet me kuzhinat Aziatike (të djegësa). Preferohet të konsumohet në temperature prej 11 C.

CHARDONNAY

Eshtë verë e bardhë cilësore dhe e thatë , me prejardhje gjeografike të mbrojtur. e prodhuar në Eko Wine të Rahovecit. Prodhohet prej rrushit CHARDONNAY Vera ka shije të vecante kompaktesi të plot dhe buqe karakteristike per varietetin Ka nagjyre te arte kalimthi ne te verdhe Servohet ne temperature prej 13 -16 "C

ROSE

ROSE Është verë e thatë cilësore me prejardhje gjeografike të mbrojtur. Prodhohet nga varieteti Pinot Noir, i cili vëres i jep harmoni dhe kompaktesi e bën shumë të pijshme dhe freskuese. Ka ngjyrë atraktive të kuqe në të ciltër (trendafil) Té servohet në temperaturë 7 - 13 °C

Amelisa

Eko bodrumi trashigoi kulturën e prodhimit të verës së pastër natyrale. të përpunuar në mënyrë tradicionale. Vera ka cilësi të lartë fal kushteve ideale klimatike, substratit të shëndosh ekologjik dhe varieteteve të zgjedhura me kujdes të veçantë. Vera Eko Amelisa ndjell ndjenjën parajsore të knaqësisë dhe provohet për t'u konsumuar gjithmonë. Servohet në temperaturë prej 17-20°C.

PINOT NOIR

Pinot Noir është lloji I rrushit që kultivohet në tërë botën dhe natyrisht edhe në Kosovë. Në dallim nga llojet e tjera Pinoti nihet si lloj vere që është I veshtir per tu punuar, vera Pinot Noir cilësohet si verë e thatë me trup dhe taninë te butë. Ka ngjyrë të kuqe , shije të këndshme dhe aromë frutash mali.

MERLOT

MERLOT ka prejardhje nga Franca dhe njihet ndër verërat më të përhapura në botë. Tanina e ulët e bën këtë verë tejet të konsumueshme. Karakterizohet si verë e thatë, me shumë ekstrakte rrushi dhe me aromë frutash mali kombinohet me shumë lloje ushqimesh që verërat tjera nuk e kane Ka trup mesatar dhe ngjyrë të kuqe rubini Fermentimi i verës EKO MERLOT bëhet në mënyrë tradicionale me recetë të vjetër, duke mundësuar kështu ruajtjen e të gjitha polifenoleve bimore, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Preferohet të konsumohet në temperaturë prej 17 C-20 C.

GAME

Game është lloj i rrushit që kultivohet në Francë dhe në vendet ku kushtet klimatike dhe përbërja gëlqerore e tokës janë të volitshme. Rahoveci i plotëson të gjitha kushtet për ritjen e rrshit Game, cilësohet si verë e that me trup të lehtë e me taninë të butë. Preferohet të ruhen për një kohë më të gjatë me qëllim që të forcojnë karakteristikat e verërave të cilësisë së lartë. Preferohet të konsumohet në temperaturë prej 17 C-20 C

Sheshi i zi

Eshtë lloj rrushit vendor dhe i vjetër me mijëra vite. Mënyra e përpunimit të verës Sheshi i zi është tradicionale dhe krejtësisht natyrale. Karakterizohet si verë me shije shumë të mirë dhe me taninë të butë. Kombinohet me ushqime të ndryshme por kënaqësinë më të madhe e jep kur konsumohet me djathëra, Preferohet të konsumohet në temperaturë prej 17C-20 C

CABERNET SAUVIGNON

është ndër llojet më të përhapura të rrushit në botë. Vera e prodhuar nga ky lloj i rrushit cilësohet ndër verërat më të mira të botës Nihet me disa emra varësisht se cilit rajon i përket Cilësohet si verë tanike me ngjyrë të kuqe rubini, e thatë dhe me shije të harmonizuar. Preferohet të konsumohet në temperaturë prej 15 C- 18 C.

Shiraz

SHIRAZ është lloji i rrushit që e ka prejardhjen nga Irani, ky lloj rrush mjaft i njohur në botë dhe ka filluar të kutohet edhe në Kosovë, Vera EKO SHIRAZ është ndër të para që e prodhon në Kosovë dhe rezultatet e konsumit kanë treguar se kualiteti është në nivel të lartë, Vera SHIRAZ cilësohet si verë e thatë, me trup të plotë, taninë dhe aciditet të lartë. Aroma dhe shija varen nga kushtet klimatike ku rritet rrushi dhe në Kosovë kjo verë karakterizohet me arome manafere. Kombinohet me shumë lloje ushqimesh, veçanerisht me mishëra. Preferohet të konsumohet në temperaturë prej 18 C

VRANAC

Lloji i rrushit VRANAC është tip regjional I rrushit. Metoda tradicionale e përpunimit jep verë me kualitet të lartë, ngjyrë rubini të kuqe në të mbylltë dhe me nuanca të kuqërremta. Është verë e thatë dhe me shije të këndshme. Preferohet të konsumohet në temperature prej 18 C-20 C.

Wine

Grape Brandy

Indulge in the rich taste of our grape brandy

15$
Red Wine

Taste the bold and complex flavors of our red wines

5 - 15
White Wine

Experience the crisp and refreshing taste of our white wines

5
Rose Wine

Enjoy the delicate and fruity notes of our rose wines

5